Bota

Kompania skoceze përdor pijen alkolike si karburant për kamionët e saj!

Edhe pse uiski nuk duhet konsumuar kur ju jeni në timon, një kompani skoceze ka vendosur ta përdorë atë në një mënyrë të zgjuar.

Prodhuesi skocez i uiskit Glendfiddich përdor produktet e mbeturinave nga procesi i distilimit të pijes alkolike, si lëndë djegëse për flotën e tij të kamionëve.

Glendfiddich shet më shumë se 14 milionë shishe uiski në vit, dhe me qëllim të zvogëlimit të emetimeve të karbonit, ka filluar të modifikojë kamionët e tij të shpërndarjes për të qenë në gjendje të përdorin biokarburant të gaztë, të prodhuar nga produktet në rënie nga distiluesit e tij. Përdorimi i këtij karburanti krijon emetime mjaft të ulëta.

Kompania tashmë ka ndërtuar stacione furnizimi në një distileri në Dufftown në verilindje të Skocisë, të cilat janë krijuar posaçërisht për të kthyer produktet e mbeturinave nga procesi i prodhimit të uiskit në karburant ULCF (Karburant Ultra-i Ulët i Karbonit).

Distileria pretendon se biogazi zvogëlon emetimet e CO2 të kamionëve, në më shumë se 95 për qind dhe grimcat e tjera të dëmshme  janë zvogëluar me 99 për qind në krahasim me automjetet e shpërndarjes që përdorin naftën si lëndë djegëse.

Aktualisht kompania zotëron tre kamionë të modifikuar të shpërndarjes që përdorin biokarburant dhe transportojnë uiski nga distileria, në fabrikën e shisheve dhe paketimit.