Celebrities Gossip Showbiz

“Komplet dështim”, Bora provoi një sfidë TikTok-u dhe nuk doli ashtu siç e priste…

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

E teksa padyshim çdo gjë që bukuroshja poston tërheq vëmendjen e publikut. Ashtu si ka ndodhur në një postim të fundit në TikTok. Duket se ky rrjet social për prezantuesen është shumë i pëlqyer së fundmi, pasi ka nisur të bëjë shpesh video me sfidat më virale. Një ndër to është dhe sfida e make-up, ku duhet të besh një grim të plotë për vetëm 3 minuta dhe Bora na tregoi se ‘dështoi me sukses’.

https://www.tiktok.com/@borazemani/video/7088031629486132485?referer_url=https%3A%2F%2Fprive.al%2F&referer_video_id=7088031629486132485&refer=embed

E pas gjithë ngjarjeve të ndodhura së fundmi dhe thashethemeve që kanë qarkulluar kudo, moderatorja vendosi që të reagojë para pak javësh duke u shprehur se për momentin mes saj dhe Donaldit nuk ka asgjë, megjithëse pranoi se nga ana e këtij të fundit ka pasur kërkesë falje si publikisht (me dedikimet që tanimë i dimë) dhe personalisht.

Pra me pak fjalë Bora vendosi pikat mbi ‘i’ jo vetëm në lidhje me bashkëpunimin që përflitej por edhe për çdo thashethem që ka qarkulluar për të dhe për aktorin Donald Veshaj.