Artisti me famë ndërkombëtare, Jason Derulo, do të mbajë koncertin e tij në skenën e Spectapolis në stadiumin “Selman Stërmasi” mbrëmjen e sotme.
Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës pop dhe R&B, Jason Derulo është i njohur për hitet globale si “Want to Want Me”, “Talk Dirty”, ‘Swalla”dhe “Savage Love,”. Performancat e tij janë të famshme për energjinë e lartë, kërcimet mbresëlënëse dhe vokalet e fuqishme. Artisti thotë:
Do të jetë një show i vërtetë. Ajo që po krijojmë është shumë e veçantë. Pothuajse ndryshe nga çdo koncert I mëparshëm. Do të performoj hite nga më të vjetrat tek më të rejat. Nga 2009 në 2024.
Për të nuk është hera e parë në Shqipëri, dhe përveçse i pëlqejnë njerëzit, dobësia e tij këtu është ushqimi i mirë. Derulo më pas shton:
E shijoj shumë ushqimin. Sot kam pasur eksperiencën më të mirë të kulinarisë.
Nga shumë bashkëpunime të suksesshme në karrierën e tij, ja si e veçon atë me Michael Buble:
Michael Buble ka qenë gjithmonë i preferuari im. Ky bashkëpunim ka qenë i ndryshëm sepse ishte ai që më dha idenë.
Ndërkohë që është i hapur edhe për bashkëpunime me yjet tona ndërkombëtare:
Më Ritën kam qenë në Australi. Bëmë Voice bashkë. Ka qenë eksperiencë shumë e bukur. E njoh dhe Dua Lipën dhe Bebe Rexhën. Nuk kam pasur kënaqësinë të bashkëpunoj ende me to, por ku i dihet. Me këngën e duhur dhe rrethanat e duhura do më pëlqente shumë të bashkëpunoja me artistët shqiptarë.