Bota Celebrities Music Showbiz

Koncerti i këngëtarit të njohur ka hyrë në histori si një ndër 5 koncertet më të ndjekura në botë!

Jo vetëm në Turqi por në të gjithë botën këngëtari Tarkan njihet për hitet dhe për suksesin e tij. Mbrëmja e djeshme në Izmir ka qenë e jashtëzakonshme për të gjithë fansat e këngëtarit të njohur turk për një arsye shumë të veçantë. Do ta besonit nëse do t’ju thonim se koncerti i tij është ndjekur nga një audiencë e jashtëzakonshme me më shumë se dy milionë njerëz? Kjo ngjarje hyri në histori si “një nga 5 koncertet më të mbushura me njerëz në botë” mes të gjitha koncerteve në natyrë që janë pa pagesë.

Para koncertit të Tarkan, kryebashkiaku Soyer falënderoi të gjithë ata që kontribuan në përgatitjen e manifestimit. Duke falënderuar Tarkanin për ngjitjen në skenë, Soyer tha:

Tarkan është mega ylli jonë, miku ynë.

Soyer ndau gjithashtu një video të turmës që u mblodh në zonën e koncerteve.

https://twitter.com/tuncsoyer/status/1568303733074714625?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1568303733074714625%7Ctwgr%5Eb78332a5edb5650032566a9a571a98cca9510231%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.duvarenglish.com%2Fhundreds-of-thousands-attend-megastar-tarkans-concert-in-izmir-to-mark-liberation-day-news-61249

Koncerti gjigand u mbajt nga Bashkia Metropolitane e Izmirit, në kuadër të 9 shtatorit, 100-vjetorit të çlirimit të Izmirit. Raportohet se qytetarët që kanë ndjekur koncertin ishin më shumë se 2 milionë. Koncerti i Tarkan u rendit menjëherë në ‘top 5’ e koncerteve më të pëlqyera në botë, nisur edhe nga numri i pjesëmarrësve. i fundit me një numër të madh ndjekësish (rreth 3.5 milionë) ka qenë koncerti i Jean-Michel Jarre, në Moskë. Në fund të koncertit, Tarkan tha:

Duhet ta duam njëri-tjetrin. Duhet të bashkohemi. Ne duhet të jetojmë në paqe dhe harmoni.