Aktualitet Politikë

Konferenca e fundit për vitin 2021/ Rama flet për energjinë, pandeminë, drejtësinë, të dhënat personale etj

Kryeministri Edi Rama në konferencën e fundit me gazetarët për këtë vit që po lëmë pas e nisi fjalën e tij me krizën energjetike, nga e cila mund të goditet edhe vendi ynë.

Kreu i qeverisë theksoi se teksa vendet e tjera të rajonit dhe Europës kanë rritur çmimet, qeveria shqiptare vendosi që të mbrojë konsumatorët familjarë nga kjo rritje.

Në radhë të parë gëzuar. Me shëndet për të gjithë ju dhe familjarët tuaj. Një falënderim për të gjithë ju për ndjekjen nga afër të aktiviteteve të kësaj godine. Do të ishte e udhës që të ndaleshim në disa pika kyçe. Nga ta nis, mbase është e udhës që të niset nga një fakt botërisht i njohur, i një krize energjetike globale, që po sfidon të gjitha shtetet dhe i një dallge të tërbuar të çmimeve që së fundmi kanë arritur 450 euro për megavat. Ndërkohë që në të njëjtën periudhë të viteve të mëparshme, kemi lëvizur në një mesatare prej 100 eurosh për megavat, nga 85, 92 deri në 120. Por 450 euro megavat është çmim marramendës. Po të kemi parasysh totalin vjetër kemi lëvizur në një total 50 euro për megavat. Këtë krizë e kam paralajmëruar disa kohë më parë edhe paralajmërimi i komentua si një alarm fals. Nuk duket se ka fund të qartë. është folur për qershorin, por askush sot nuk mund ta konfirmojë këtë fakt, apo këtë hipotezë. Kompleksiteti i krizës shkon nga gjeopolitika, tek efektet e ndryshimeve klimaterike. Ndërkohë që vendet rreth e rrotull kanë rritur çmimet për konsumatorin, pasi janë duke rritur çmimet, ne i kemi qëndruar një ideje fikse se do t’i bëhemi mburojë konsumatorëve familjarë dhe biznesit të vogël. Tani që flasim po zhvillohet një dëgjesë e ministres së Infrastrukturës me disa përfaqësues të kompanive që janë të lidhur ame tensionin e mesëm që liberalizimi i tregut do të thotë rritje eksponenciale të çmimit. Jemi duke përgatitur për ta një skemë lehtësuese, tha Rama.

Rama paralajmëron kufizime të reja për shkak të rrezikut nga Omicron

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se vendi ynë mund të vendos masa të reja për shkak të rasteve me Omicron, ku disa shtete kanë mbyllur kufijtë.

Kalojmë te kriza tjetër, që është krizë në vazhdim, te pandemia. Besoj se deri tani ia kemi dalë arsyeshëm duke garantuar një jetë goxha të çliruar nga shtrëngesat. Duke i dhënë mundësi ekonomisë që të fluturojë faktikisht për t’u ringritur. Dua të theksoj se sot jemi në kushtet kur duhet të përgatitemi për një valë të re për shkak të një versioni të ri të virusit, që po mbyll vendet e tjera. Holanda është mbyllur deri në 14 mars. Vendimet për mbyllje do të mbërthen rradhazi vend pas vendi. Ne nuk duhet të ngutemi, por duhet ta dimë se nuk duhet ta kalojmë sikur nuk ndodh gjë. Mbase disa masa duhen rimarrë, pa e shtrënguar zinxhirin e jetës sic e keni marrë. Një numër i konsiderueshëm janë vaksinuar jashtë, sidomos ata që kanë lëvizje të vazhdueshme. Jemi gati për spitalin e ri infektiv, që do të thotë rindërtim nga themelet i spitalit ekzistues si edhe kemi sot 56 autoambulanca të reja, që e ka çuar flotën në një numër optimal, tha Rama.

Skandali me pagat, Rama: Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se kush fshihet pas skandalit të daljes së pagave, do të përgjigjet para ligjit.

Me pagat ka ndodhur së fundmi një ngjarje shumë e shëmtuar dhe shqetësuese. Pjesa kriminale e ngjarjes është një pjesë që i takon prokurorisë. Ajo po heton në mënyrë intensive. Uroj dhe kam arsye të besoj se do të kemi rezultate. Kush e ka bërë do të përgjigjet para ligjit, tha Rama.