Aktualitet

Konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit, Rama: Nevojitet një strukturë e pavarur dhe profesionale!

Po zhvillohet këtë të hënë konferenca e parë kombëtare e antikorrupsionit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, si dhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim.

Në këtë aktivitet do të publikohen gjetjet kryesore të Raportit Vjetor të Antikorrupsionit 2021: Arritjet dhe sfidat.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se korrupsioni është një çështje që nuk është zhvilluar as në vendet më të zhvilluara, por sipas tij, Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë nga një fazë, ku korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të.

“Rama: Dua të falenderoj Milvën dhe Edonën sepse së bashku kanë koordinuar gjithë punën. E pamë të udhës të shoqëronin nxjerrjen e raportit antikorrupsion me këtë konferencë sepse është shumë e rëndësishme të ndajmë më publikun edhe vështirësitë e të vendosim në një prespektivë këtë sfidë të vazhdueshme që nuk mbaron kurrë.

Në asnjë shtet të botës korrupsioni nuk është zgjidhur përfundimisht por ndërkohë për të kuptuar se Shqipëria ka filluar të ndahet shumë qartë në një fazë kur korrupsioni ishte sistem i marrëdhënieve të qytetarit me shtetin në çdo kontakt të tij me të.

Nuk ka qenë deri përpara 30 vjetësh por ka qenë deri përpara pak vitesh kur shërbimet më bazike qytetarët duhet të qëndronin ën radha shumë të gjata në shi apo në diell.

300 mijë kontakte zhvilloheshin në muaj mes qytetarëve dhe shtetit ku kishte arbitraritet të vazhdueshëm e mungesë të plotë cilësie në shërbim e zvarritje me para nën dorë. Nga nga tjetër për të kaluar në zemrën e sistemit, ishte I kapur nga kanceri I një drejtësie thellësisht të korruptuar e gjerësisht të kalbur, të transformuar në një pazar ku e drejta shitej dhe blihej.

Tërësia e sistemit e bënte të pamundur që njerëzit e ndershme të promovoheshin. Kështu ne u fokusuam në dy drejtime, në performimin e sistemit të drejtësisë dhe të sistemit të shërbimeve.

Për diçka biem dakord që të gjithë, kush e mendonte deri pak vite më parë se në këtë vend do të ndëshkoheshin nga drejtësia figura politike të rangut më të lartë, se do të vinte dita që askush nuk do të ndjehej I paprekshëm dhe që anëtarë qeverie do të merreshin në hetim e do të akuzoheshin nga një prokurori e ndarë nga politika dhe e fokusuar nga misioni I saj për të bërë drejtësi.

Gjatë konferencës antikorrupsion që po zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Rama tha se administrata duhet të çlirohet nga ky proces, ndaj është e nevojshme një strukturë e pavarur dhe profesionale.

Kreu i qeverisë u ndal pikërisht tek profesionalizmi, për të cilën deklaroi se është një problematikë më vete që sipas tij, ndikon në transparencën dhe cilësinë e tenderave.

 “Më tutje dua të theksoj pjesë që ka të bëjë me tenderat. Është një transofrmim i paimagjinueshëm nëse nisemi nga ku ka filluar kjo punë. Nëse do thonim që tenderat në Shqipëri kanë arritur transparencën e të gjithë operatorëve, ne do ishim sot jo kandidat për të çelur anëtarësimin në BE, por ne do ishim të gjithë në këmbë për anëtarësim.

Jemi në një fazë tjetër për të çliruar administratën e procesit të kontraktimit të fondeve publike përmes tenderave për të përfshirë ekspertizën e jashtme, edhe kompani ndërkombëtare në mënyrë që administrata të bëjnë administratën, dhe procesin e tenderimit ta bëjnë strukturat që kanë një profesionalizëm dhe pavarësi të madh. Problematikë është edhe paaftësia për të ndërtuar procese që janë transparente, të drejta e cilësore. Në këtë aspekt kemi shumë punë për të bërë” – tha Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek puna e bashkëqeverisjes, për të cilën deklaroi se është një strukturë që mund të përdoret lehtësisht nga të gjithë njerëzit.

 “Nuk dua të zgjatem më tutje dhe të gjitha temat që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, do të preken gjerësisht. Do ta mbyll me platformën e bashkëqeverisjes, që i ka dhënë njerëzve një instrument që mund të përdoret nga të gjithë.Sot kemi hipotekën online. Nuk ke nevojë të ikësh tek hipoteka dhe të presësh në rradhë. Cikli nuk është i mbyllur. Ti do aplikosh online, dhe do presësh përgjigjen me postë në shtëpi” – tha Rama.