Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë me grip shpendësh në Shkodër!

Rasti i parë me grip shpendësh konfirmohet në Shkodër. Në fshatin Barbullush menjëherë pas kryerjes dhe verifikimit të analizave shërbimi veteriner ka bërë asgjësimin dhe groposjen e 130 krerëve si dhe dezinfektimin e fermës.

Mark Preci, kryeveteriner thotë se nuk dihet origjina e infektimit por ajo që tashmë është e sigurt ka të bëjë me izolimin e fermës dhe parandalimin e mundësisë së transmetimit të infektimeve pasi prej 1 jave janë bllokuar edhe tregjet.

Çdo fermer i cili shet shpendë duhet te jetë i pajisur me 2 certifikata të vaksinimit dhe atë të sigurisë me qëllim parandalimin e rasteve të tjera. Importet e shpendëve dhe mishit të tyre vijojnë të jenë të ndaluara edhe me Greqinë e Kosovën.

Sipas autoriteteve të veterinarisë, rreziku i përhapjes epidemike të këtij virusi është vetëm te shpendët, ndërsa njeriu rrezikohet vetëm përmes kontaktit fizik dhe konsumit të ushqimeve të pa gatuara mirë.