Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Konfirmohet ribashkimi i çiftit të shumëpërfolur të “Për’puthen”

Sara Malaj dhe Atdhe Xharavina ishin një nga çiftet më të komentuara të “Përputhen”. Dyshja bëri shumë bujë me daljen e tyre si një çift i deklaruar, atëherë kur askush nuk e priste. Megjithatë, lidhja e tyre nuk zgjati shumë, pasi vetë Sara ka pranuar në rrjete sociale se është ‘single’ dhe ka hedhur një ‘thumb’ kundrejt Atdheut.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar. Ka qenë vetë autorja e programit Olsa Muhameti, ajo e cila e konfirmoi këtë ribashkim. Nëse pak ditë më parë komentet flirtuese me “emoji” me zemra të dy ish-konkurrentëve na bënë konfuzë, tashmë jemi 100% të sigurt për ribashkimin e dyshes. Olsa ka shkruar në foton e publikuar në “Instastory” krah Atdheut dhe Sarës, fjalët:

Me çiftin në fuqi të “Për’puthen”.

Më pas ka qenë edhe moderatorja Bora Zemani ajo që ka ndarë një moment të ëmbël mes tyre në tavolinë, ku dukeshin më të dashuruar se kurrë.

Rikujtojmë se, pasi Atdheu lajmëroi përfundimin e lidhjes me Sarën, ai prishi edhe miqësinë me Andin.