Politikë

Konfirmohet, Roland Bejko zyrtarizohet kandidat i Partisë Demokratike për Tiranën

Tashmë është e konfirmuar. Roland Bejko do të jetë kandidat i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit. Vendimin e ka marrë pak më parë Kryesia e partisë.

Mbledhja e djeshme e PD-së së Alibeajt u mbyll pa një vendim, por sot do të diskutohet propozimi i Bardhit për të dalë me kandidatë vetëm në disa bashki ku kanë emra që premtojnë fitore, ose në të gjitha bashkitë të dalin me kandidatë dhe të lënë vetëm ato në të cilat është arritur konsensusi në degët lokale për të mbështetur kandidatin e primareve. Ky duket të jetë opsioni më i mundshëm, por për të përcaktuar bashkitë ku mund të dilet me kryebashkiakë, mbledhja do vijojë sot në 18:00.

Emrat e kryesisë dhe deputetëve që janë për të dalë me kandidatë për kryebashkiakë në gjithë vendin me përjashtim të disa bashkive ku ka marrëveshje mes degëve të dy PD janë: Orjola Pampuri, Arbër Agalliu, Kreshnik Çollaku, Gazment Koduzi, Taulanta Jupi, Roland Bejko. Vetë kryetari i komanduar, Alibeaj kërkon që të nxjerrin kandidatë për kryebashkiakë në 61 bashki, madje ka thënë se i ka edhe emrat. Të gjendur përballë presionit të kohës, demokratët do duhet të vendosin në mbledhjen e sotme se si do të kandidojnë në këto zgjedhje. Deri më tani Enkelejd Alibeaj ka bërë publikë vetëm 17 kandidatë.

Kandidatët që Alibeaj ka bërë publik deri më tani

1. Mallakastër- Agron Kapllanaj
2. Poliçan – Florian Qamo
3. Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
4. Kamëz – Bilbil Bajraktari
5. Lezhë – Sandër Marku
6. Krujë – Sabah Sheta
7. Dibër – Naim Gazidede
8. Kurbin- Genc Doçi
9. Dimal- Dritan Sula
10. Patos- Pranvera Rizai
11. Vaut i Dejës- Klomentina Drini
12. Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
13. Librazhd -Bujar Vreto
14. Vorë- Ibrahim Bruka
15. Korçë -Gjergji Gjata
16. Sarandë- Skënder Muço
17. Mirditë-Mark Ruçi