Film & Tv

Konfirmohet “The Expendables”, Jason Statham e Megan Fox yjet e serisë së 4-rt!

 

“The Expendables” do të kthehet sërish në ekran me mision të ri, në të cilin përfshihen: Sylvester Stallone, Jason Statham e shumë aktorë të tjerë që iu bashkuan kastit të tyre.

Filmi i parë “The Expendables” u lançua në kinema në vitin 2010, me një kast aktorësh dhe ikonash të viteve të 80-të si dhe talentesh të rinj ku çdo pjesë e tij ka nga një hero. Megjithatë filmi i fundit ka shumë heronj.

Seritë e këtij filmi kanë fituar mbi 804 milionë dollarë amerikanë në mbarë botën.

7 vite pas realizimit të filmit të tretë, kompanitë Lionsgate dhe Millennium Media, do të sjellin në ekran pjesën e katërt “The Expendables” me aktorët: Stallone, Statham, Dolph Lundgren e Rabdy Couture, njofton revista Deadline. Nuk është bërë e qartë se edhe cilët aktorë nga grupi i mëparshëm do të rikthehen në skenë.

Në filmat e mëparshëm, me role janë paraqitur edhe yje të tjerë, si Jean-Claude Van Damme, Chuck Norris, Bruce Willis, Arnold Schwarzenegger, Harrison Ford, Mell Gibson e Wesley Snipes.

Në filmin e ri u bashkuan edhe disa aktorë të rinjë, në mesin e tyre: 50 Cent, Tony Jaa dhe Megan Fox.

Xhirimet e filmit “The Expendables 4” do të fillojnë nga fundi i këtij viti me  regji të Scott Waugh e skenar të Spenser Cohen.

Pritet që ky film të sjellë disa nga aventurat më të interesante të “The Expendables”

Sipas informacioneve, Jason Statham do të jetë ylli kryesor i filmit, e Meghan Fox protagonist po ashtu.

Ende nuk dihet data e saktë e premierës, por fansat po e presin me padurim.