Aktualitet

Konflikt çasti në Shkodër, sherri degradon në përdorim armësh!

Në Shkodër, një konflikt çasti mes tre personash degradoi në përdorimin e armëve, në lagjen “Skënderbeg”, pranë zonës së njohur si “Prek Cali”, por pa të lënduar. Një shtetas qëlloi me pistoletë ndaj automjetit me targa angleze të dy vëllezërve. Ata shpëtuan pa dëmtime, ndërsa plumbat prekën mjetin tip “Volkswagen” ku udhëtonin.

Devijimi i drejtuesit në krahun tjetër të rrugës, dëmtoi edhe një tjetër makinë të parkuar në zonën ku ndodhi ngjarja. Shërbimet e Policisë e një grup i FNSH-së Shkodër nisën kontrolle në përpjekje të kapur autorin.

Shkodër/Informacion paraprak

Në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, dyshohet se pas një konflikti të çastit mes shtetasit K.F dhe vëllezërve D. K e A. K, shtetasi K.F dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë dhe është larguar. Nuk ka persona të lënduar.

Shërbimet e Policisë dhe një grup i FNSH-së Shkodër po kontrollojnë zonën me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.