Aktualitet

Konflikti Rusi-Ukrainë/ BE mblidhet nesër në Samitin e jashtëzakonshëm!

Në një kohë kur kërcënimet e Rusisë ndaj Ukrainës po bëhen gjithnjë edhe më të forta, presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel njoftoi se ditën e nesërme do të mblidhet Samiti për të zhvilluar një seancë të jashtëzakonshme.

“Përdorimi i forcës dhe detyrimit për të ndryshuar kufijtë nuk ka vend në shekullin e 21-të. Nesër do të thërras Këshillin e Posaçëm Evropian në Bruksel për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në lidhje me Ukrainën dhe Rusinë.”, shkruan ai.

Përmes një letre ai sqaroi se BE duhet të vazhdojë e bashkuar, ndërsa shtoi se seanca do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:00, në Bruksel.

“Është e rëndësishme që ne të vazhdojmë të jemi të bashkuar, të vendosur dhe të përcaktojmë së bashku qasjen dhe veprimet tona kolektive. Prandaj, dëshiroj t’ju ftoj në një Këshill të posaçëm Evropian të enjten më 24 shkurt, i cili do të zhvillohet në Bruksel dhe do të fillojë në orën 20:00”, shkruan ai.

Çështjet të cilat do të diskutohen gjatë seancës:

Zhvillimet e fundit!
Si të mbrojmë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla!
Si të trajtojmë Rusinë, veçanërisht duke e mbajtur Rusinë përgjegjëse për veprimet e saj!
Si do ta mbështesim më tej Ukrainën dhe popullin e saj!