Celebrities Gossip Showbiz

Konkurrentët e “Për’Puthen” largohen nga studio, shkaku Bora Zemani!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë është padyshim një prej prezantueseve më të njohura shqiptare. Bukuroshja jo vetëm që prezanton një nga programet më hit në vendin tonë me një sukses dhe shikueshmëri shumë të madhe si “Për’Puthen”, por gjithashtu është përfolur aq shumë edhe për marrëdhënien e saj me Donald Veshajn.

Megjithatë dhe ana e saj profesionale është tejet e diskutuar, pasi Bora prezanton një nga programet më hit që ka thyer shumë rekorde shikueshmërie dhe ka treguar se di ta bëjë më së miri këtë gjë. Së fundmi, duket se konkurrentët e “Për’Puthen” kanë një ankesë për bukuroshen dhe me anë të një video shumë ‘funny’ ajo na e ka zbuluar se çfarë është.

Ata duket se duan që prezantuesja t’ju kthejë ‘follow’ në Instagram teksa Bora ka treguar se do t’ju bëjë sapo të largohen nga programi, ndaj ata janë ‘larguar’ të gjithë duke krijuar një situatë plot humor.

Më 9 janar, moderatorja e njohur dhe mjaft e dashur për publikun festoi ditëlindjen e saj të 30-të. Ditën e djeshme, Bora organizoi një festë për ditëlindjen e saj. Pjesëmarrës në këtë festë kanë qenë rrethi i saj i ngushtë, përfshirë këtu dhe një listë emrash të njohur.

Gjatë mbrëmjes së saj speciale, performuan dhe çunat e Threedots, Klajdi Haruni dhe Bruno të cilët kanë interpretuar këngë të ndryshme dhe kanë ndezur atmosferën. Ndër të tjerash ata kanë interpretuar dhe këngën “TL”, e cila ka qenë një dedikim i ish-të dashurit të Borës, Donald Veshajt, për moderatoren. Nga video-ja e cila u bë virale, Bora ka kërcyer dhe ka kënduar bashkë me ta këngën dedikuar asaj, ndonëse nuk fshehu emocionet.

Pavarësisht se ka qenë një vit plot me sfida por edhe me suksese për të padyshim mund të themi se bukuroshja ka një ‘pasuri’ shumë të madhe që rrallë gjendet ditëve të sotme dhe bëhet fjalë pikërisht për shoqen e saj të ngushtë që e emocionoi Borën ditën e ditëlindjes së saj. Edhe pse ka qenë një nga emrat më të lakuar në të gjithë rrjetin, prezantuesja ka ditur që gjithmonë të ruaj qëndrimin e saj duke mos dhënë shumë detaje në lidhje me jetën e saj.