Lancio Music

Konkurrenti i “The Voice” emocionon me gjestin e tij ndaj John Legend dhe Chrissy Teigen!

Këngëtari me famë botërore, John Legend së fundmi është përlotur publikisht, pasi një konkurrent në spektaklin “The Voice” i ka dedikuar performancën bashkëshortes së tij, Chrissy Teigen. Legend dhe bashkëshortja e tij humbën fëmijën e tyre të tretë, sepse Chrissy pati komplikacione gjatë shtatzënisë. Në nder të fëmijës së humbur dhe dhimbjes së familjes konkurrenti i “The Voice” performoi  këngën “Fix you”, të cilën ia dedikoi Legend dhe Teigen.

“Jam këtu duke qarë. Kur fola me John Holiday për këtë këngë, i thashë se do të ishte shumë për ne nëse do të japësh një performancë emocionuese dhe ta lesh veten tënde të lire, lëre veten thjesht përjeto emocionin e këngës”,-u shpreh Legend.

Gjithashtu këngëtari ka rikujtuar një moment shumë prekës me familjen e tij.

Unë isha ulur dhe po punoja dhe filluam të luanim këtë këngë. Gruaja ime ishte ulur afër meje, vajza ime në prehrin tim… teksti i kësaj kënge na fliste”,-ka treguar John.

Rikujtojmë, se në muajin gusht u zbulua se Legend dhe Teigen po prisnin fëmijën e tyre të tretë. Më pas vetëm pak ditë pas këtij njoftimi ajo ndau lajmin tragjik se fëmija nuk kishte mundur të mbijetonte. Ndërkaq, ata janë dhe prindër të dy fëmijëve, Luna dhe Miles.