Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Konsiderohet e pahijshme por mësoni sa e shëndetshme është të hani me gishta!

Ka disa njerëz që ju shijon më shumë ushqimi kur e hanë më gishta. Madje edhe shkencëtarët kanë pohuar se ngrënia e tillë e ushqimit ka përfitime shtesë si për organizmin ashtu edhe për gjendjen emocionale. Edhe pse ngrënia me gishta nuk konsiderohet e pranueshme në vende të tjera të botës është e zakonshme të hahet në këtë mënyrë. Veçantia e kësaj mënyre të të ushqyerit ka sfondin e vet shkencor dhe shëndetësor.

Trupi ynë ndërgjegjësohet më shumë për shijen dhe strukturën e ushqimit, gjë që stimulon prodhimin e lëngjeve tretëse në stomak. Ne nuk e provojmë ushqimin vetëm me shqisa ndijore në gjuhë. Para kësaj e shikojmë, e nuhasim dhe nëse hamë me gishta, ndiejmë strukturën, nivelin e erëzave dhe temperaturën e tij.

Të gjitha këto janë të rëndësishme për tretjen. Nëse keni problem me sasinë e madhe të ushqimeve të ngrëna, mbase është koha të filloni të hani me gishta, sepse kështu hani më ngadalë dhe ushqimi tretet më mirë dhe mbase do të ngopeni më shpejt. Përveç kësaj i ushtroni gishtat dhe përmirësoni qarkullimin e gjakut.

Përfitimi shëndetësor i ngrënies së ushqimit me gishta dhe lëpirja e tyre gjatë ngrënies është edhe në faktin se në të gjitha pëllëmbët dhe pas larjes së duarve ka baktere të mira, të cilat i futim në organizëm dhe në këtë mënyrë na mbrojnë nga mikrobet e dëmshme të mjedisit.

Nga ana kulturore, nëse keni ndërmend të udhëtoni në vende të botës ku ngrënia me gishta është më e zakonshme, është mirë të dini disa rregulla bazë. Hani dhe prekni pjatën ekskluzivisht me dorën tuaj të djathtë, dora e majtë konsiderohet e papastër në shumë kultura dhe përdorimi i saj gjatë ngrënies nuk miratohet.