Rajoni

Konstituohet Kuvendi i Malit të Zi

Sot në Mal të Zi është konstituuar përbërja e re e kuvendit në të cilin shumicën do ta kenë tre koalicionet: “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza mbi të bardhë”. Në seancë nuk mori pjesë presidenti Milo Gjukanoviç. Liderët e tri subjekteve të koalicionit kanë deklaruar se qeverisja e tyre do të përfshijë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, e mosvënien në diskutim të njohjes së Kosovës.