Ta Thotë Jonka Tech

Kontrolli nga robotët, ndryshimet teknologjike që po ndodhin në botë dhe që së shpejti do të mbërrijnë në vendin tonë!

E hëna është dita e dijeve teknologjike, dita e zbulimeve të mëdha tepër surprizuese teksa Jonka na mëson rreth ndryshimeve teknologjike dhe si ato po sundojnë botën. Në këtë episod, ai u përqëndrua te kontrolli i njerëzve nga robotët. Ndoshta të shumtë janë ata që do të surprizohen, por Jonka ka një këndvështrim mjaft pozitiv për këto ndryshime që priten të ndodhin.

Ky kontroll nga inteligjenca artificiale, ky survejim, ka filluar tashmë në disa vende siç shprehet ai. Madje shembull mori Kinën, ndërkohë që tregoi suksesin që ky shtet arriti pikërisht në luftën ndaj koronavirusit. Siç shprehet ai, kjo ishte mënyra që Kina ia doli të hapej para pjesës tjetër të botës, pasi kontrollonte lëvizjet e kujtdo dhe gjobiste atëhere kur duhej.

Jonka shpjegon si ky survejim do të përhapet pak nga pak në të gjithë botën, duke ardhur kështu në Shqipëri. Megjithatë, ai e shikon mjaft pozitiv këtë revolucion teknologjik, teksa aspektet të cilat do të ndikohen për mirë janë të shumta.

Fillimisht, në teknologji sëmundjet do të mund të parandalohen, duke mos patur arsye kështu të kurohen. Gjithashtu, edhe në transport do të vihet re një ndikim pozitiv, pasi më pak aksidente do të ndodhin e rrugët do të jenë më të kontrolluara.

Këto e të tjera u diskutuan ditën e sotmë në “Ta Thotë Jonka”. Mos harroni të na ndiqni çdo të hënë në Top Albania Radio. Gjithashtu, emisioni juaj i preferuar i teknologjisë vjen me orar të ri nga ora 18:00 deri në orën 20:00.