Aktualitet

Kopshti më i ri zoologjik në Tiranë, në çfarë kushtesh po jetojnë kafshët?

Në Tiranë prej ditësh tanimë është hapur kopshti më i ri zoologjik ku të rritur dhe fëmijë mund ta vizitojnë për të parë kafshët që ndodhen atje. Para se të ishte i vizitueshëm nga njerëzit, kryebashkiaku i vendit, Erion Veliaj ndante me ne pamje nga kafshët e ndryshme dhe ambienti i kopshtit.

Deri këtu gjithçka është në rregull, por tani që njerëzit kanë mundësi ta shohin nga afër duket se kushtet në të cilat po jetojnë këto qenie të gjalla janë shumë të mjerueshme dhe jo ashtu si u paraqitën fillimisht. Në disa foto të shkrepura nga llogaria në Instagram e @arsaalbania që është në dispozicion për mbrojtjen e kafshëve, realiteti ku qëndrojnë këto krijesa të pafajshme është jashtë kritereve që një kopësht zoologjik duhet të ketë. Për më shumë shihni pamjet e mëposhtme.

Nga ana tjetër, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka një fluks të madh të frekuentuesve të një prej investimeve më të mëdha të këtij viti në kryeqytet dhe sipas tij ky është treguesi kryesor i suksesit. Në mbledhjen e para pak ditëve të Këshillit Bashkiak kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, tha se, “janë shifrat e mijëra vizitorëve certifikata jonë e suksesit”.