Aktualitet

Korçë/ Nga i nxehti afrikan në breshër, dëmtohen pemë e të mbjella!

Prej disa ditësh e gjithë Shqipëria është përfshirë nga i nxehti afrikan, duke bërë që temperaturat të arrijnë në 39 gradë celcius.

Në rrethin e Korçës situata paraqitet krejt ndryshe.

Moti në Korçë, Maliq dhe Devoll po “çmendet” duke pasur reshje breshri, të cilat kanë zgjatur disa minuta.

Burime bëjnë me dije se breshëri ka shkaktuar dëme në pemët frutore dhe në të mbjella.

Moti vitet e fundit po shënon ndryshime drastike brenda ditës dhe kjo për shkak të ndryshimeve klimatike