Bota Botë e Çuditshme

Koreja e Jugut bën një hap para, formohet një grup pune për të ndaluar konsumimin e mishit të qenit!

Në Korenë e Jugut është formuar një grup pune për të ndaluar konsumimin e mishit të qenit, një zakon shekullor në vend. Grupi i punës, i përbërë nga zyrtarë, ekspertë dhe organizata të ndërlidhura nga 7 agjenci qeveritare, përfshirë Ministrinë e Bujqësisë, u ngarkua për të kryer hulumtime dhe për të ofruar këshilla për ndalimin e konsumimit të mishit të qenit.

Autoritetet do të mbledhin informacione në lidhje me fermat e qenve, restorantet dhe objektet e tjera në këtë kontekst. Edhe pse grupi i punës në fjalë është tentativa e parë për këtë temë në vend, qeveria ka bërë të ditur se ndalimi i mishit të qenit nuk është i sigurt.

Numri i restoranteve që shërbejnë mish qeni në Korenë e Jugut është në rënie, pasi të rinjtë humbasin interesin për mishin e qenit pasi që rritet popullariteti i kafshëve shtëpiake. Por, sondazhet e fundit tregojnë se shumica e njerëzve janë kundër ndalimit të mishit të qenit, edhe nëse nuk hanë mish qeni.

Në shtator, presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i njohur për dashurinë e tij për qentë, pyeti nëse ishte “koha për të menduar me kujdes” për ndalimin e konsumit të mishit të qenit gjatë një takimi me kryeministrin Kim Boo-kyum. Mishi i qenit nuk është as ligjor dhe as i ndaluar plotësisht në Korenë e Jugut, ku rreth 1 deri në 1.5 milionë qen vriten për ushqim çdo vit. Përveç Koresë së Jugut, mishi i qenit konsumohet edhe në Korenë e Veriut, Kinë dhe Vietnam.

Ndërkaq, nga ana tjetër Koreja e Veriut po përballet me një mungesë ushqimesh për shkak të mbylljes së kufirit me Kinën për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo mungesë ka bërë që lideri suprem, Kim Jong-un të paralajmërojë qytetarët që duhet të hanë më pak ushqim deri në vitin 2025, pra për të paktën 3 vite, kohë kur është parashikuar që të rihapet edhe kufiri me Kinën.

Qytetarët koreano-veriorë janë të shqetësuar mbi këtë situatë pasi do ta kenë shumë të vështirë ta përballojnë, sidomos periudhën e dimrit. Një qytetar tha se:

Mungesa e ushqimit është një emergjencë. Kur autoritetet u thonë atyre se duhet të konservojnë dhe konsumojnë më pak ushqim deri në vitin 2025, ata nuk mund të bëjnë gjë tjetër veçse të ndjejnë dëshpërim të madh.

Nga janari i 2020 Koreja e Veriut mbylli kufirin me Kinën, si masë për të parandaluar përhapjen e COVID-19. Mirëpo kjo masë goditi ekonominë e Koresë së Jugut, ku çmimet e mallrave u rritën ndjeshëm pasi kërkesa nga qytetarët tejkaloi ofertën.