Bota

Koreja e Jugut, urdhër-arrest për shefin e Samsungut

Koreja e Jugut lëshon urdhër-arrest për shefin e Samsungut. Lee Jae-yong akuzohet për rryshfet, përvetësim shumash të mëdha e dëshmi të rreme. Rasti lidhet me një skandal që çoi në shkarkimin e presidentes koreane-jugore Park Geung-hye. Dyshohet se në këmbim të favoreve nga pushteti, gjigandi i teknologjisë ka dhënë donacione për organizata jo-fitimprurëse të përfituara nga një person i afërt i kryetares së shkarkuar në shtetin aziatik.