Bota Botë e Çuditshme

Koreja e Veriut ekzekuton dy adoleshentë, shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë!

Dy adoleshentë në Korenë e Veriut janë pushkatuar pasi shihnin dhe shisnin filma koreano-jugorë. Djemtë e moshës 16 dhe 17 vjeç u pushkatuan në një fushë aviacioni në Hyesan, në kufi me Kinën, së bashku me një tjetër adoleshent, i cili ishte dënuar me vdekje për shkak se kishte vrarë njerkën e tij. Filmat dhe muzika e huaj, sidomos ajo që konsiderohet “perëndimore” nga regjimi, është e jashtëligjshme në Korenë e Veriut.

Ndërkaq, seriali i njohur korean “Squid Game” është një ëndërr e realizuar për udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pasi, sipas tij, tregon degradimin e shoqërisë koreano-jugore. Michael Madden, anëtar i Qendrës “Stinson” dhe ekspert për Korenë e Veriut tha për “New York Post” se:

Kim-it i ka pëlqyer shumë sesi po portretizohet Koreja e Jugut nëpër botë. Ai gjithmonë e përmend ndikimin që ka bota perëndimore dhe shoqëria amerikane mbi atë të Koresë së Jugut. “Squid Game” duhet t’i ketë pëlqyer shumë.

Rikujtojmë, se koreanoveriorëve iu ndalua pak kohë më parë të qeshnin dhe të konsumonin pije alkoolike për 11 ditë për shkak të dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II. Autoritetet urdhëruan qytetarët të mos shfaqnin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujtoi vdekjen e tij.