Bota

Koronavirusi, anulohet debati i drejtpërdrejt Trump-Biden

Pandemia koronavirus anuloi debatin e dytë Trump-Biden para presidencialeve të 3 Nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Por pavarësisht kësaj, dy rivalët i pret sonte një duel televiziv në distancë.

Të dy kandidatët do të sfidojnë njëri tjetrin përballë miliona telespektatorëve duke iu përgjigjur pyetjeve të zgjedhësve. NBC bëri të ditur se presidenti Trump do të flasë nga Miami në të njëjtën orë me daljen televizive të demokratit Biden që do të transmetohet nga ABC.

Pandemia COVID-19 dhe mënyra sesi administrata Trump  e ka menaxhuar dhe po e menaxhon situatën është edhe një nga çështjet kryesore të fushatës presidenciale. Ndërkohë që të dy kandidatët  kanë mbajtur tubimet elektoral, në zonat të cilat konsiderohen kyçe për zgjedhjen e tyre në postin e kreut të Shtëpisë së Bardhë në 3 Nëntor.