Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Lifestyle

Koronavirusi arrin deri te trupa e Teatrit të Operas e Baletit

Trupa e Teatrit të Operas dhe Baletit përfshihet nga koronavirusi. Edhe pse para disa ditësh një pjesëtare e trupës së baletit ka rezultuar pozitive, trupa është mbajtur në punë dhe nuk është vendosur masa e karantinimit, sikurse parashikon protokolli shëndetësor.

30 pjesëtarëve të trupës iu është bërë tamponi, dhe nga burime konfidenciale rezulton se ka edhe raste të tjera pozitive. Gjithashtu ky vendim ka rrezikuar edhe transmetimin e sëmundjes te familjarë të afërt të balerinëve, duke u bërë burim për përhapje të pandemisë.

Ndërkaq vendi ynë në 24 orët e fundit rregjistroi zyrtarisht 302 raste të reja dhe 4 viktima. Ndërkohë janë shëruar në total 10 mijë e 548 persona prej fillimit të epidemisë. Aktualisht Shqipëria ka 7837 raste aktive.

Top Albania Radio