Rajoni

Koronavirusi/Kapshtica e mbyllur deri më 8 shkurt!

Për shkak të pandemisë koronavirus, Greqia shtyn për më 8 shkurt, bllokimin e pikës kufitare të Kapshticës, me Shqipërinë.

Në kuadër të masave anti-COVID, deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi do të vijojë e mbyllur ndërsa anasjelltas, lejohet në fashën orare 06:00 me 22:00, vetëm për këmbësorët e automjetet e tonazhit të rëndë, më saktësisht, kamionë mallrash.

Ndërkaq, Dogana e Kakavijës vazhdon të punojë nga ora 07:00 deri në 23:00 me një kuotë ditore prej 750 kalimesh. Autoritetet greke njoftojnë se këto janë masa të ndërmarra për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19.