Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, 302 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orë

Shqipëria vijon të regjistrojë një numër të lartë të infektuarve me Covid-19. 302 raste të reja dhe 4 viktima u regjistruan 24 orët e fundit. Ndërkaq janë shëruar 82 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 196 të prekur në Tiranë, 31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë, 8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër, 4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos, 1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në dy spitalet Covid po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive prej të cilëve 5 të intubuar. Ministria e Shëndetësisë ju bën apel qytetarëve të respektojnë masat anti-COVID me qëllim parandalimin e infeksionit.