Aktualitet

Koronavirusi në Shqipëri, ja bilanci i 24 orëve të fundit

Shtohen testimet, rriten edhe rastet e reja të konfirmuara me Covid-19 në vend. 302 të prekur nga 1 mijë e 405 testime të kryera u identifikuan në 24 orët e fundit. Fatkeqësisht sot janë shënuar dhe 3 viktima.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 173 të prekur në Tiranë e cila cilësohet vatra më e nxehtë e epidemisë, 30 raste në Lushnje, 12 raste në Fier, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Elbasan, Kavajë, Mirditë, 8 raste në Gramsh, 5 raste në Krujë dhe Librazhd, 4 raste në Has dhe Peqin, 3 raste në Durrës, Korçë, Lezhë, Mat, 2 raste në Përmet, Delvinë, Tepelenë dhe 1 rast në Pukë, Pogradec, Dibër, Prenjas, Memaliaj, Kolonjë.

Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen 252 pacientë nga të cilët 5 të intubuar. Mjekët thonë se koronavirusi ka pësuar mutacion gjenetik dhe për pasojë është bërë më ngjitës dhe agresiv. Ekspertët u apelojnë qytetarëve të mos neglizhojnë, por të mbajnë maskat kudo në publik, si edhe të evitojnë daljet e panevojshme.