Sport

Koronavirusi, UEFA anulon zyrtarisht Kampionatin Europian U19

UEFA anulon përfundimisht Kampionatin Europian U19. Shkak për këtë vendim është bërë vala e dytë e koronavirusit.

Kompeticioni ishte parashikuar për t’u luajtur në Irlandën e Veriut në korrikun e 2020-ës, por u shty fillimisht për në nëntor e më pas për në mars të 2021-shit. Irlanda ishte vendi i parë në Evropë që u rifut në izolim total për shkak të pandemisë.

Pas vendimit të qeverisë evropiane të futbollit, Franca, Portugalia, Italia, Anglia e Holanda kualifikohen automatikisht për në Kupën e Botës U20, e planifikuar për në pranverën e ardhshme në Indonezi.