Aktualitet

Korrupsioni në Morinë, SPAK dërgon për gjykim 34 të akuzuar!

SPAK përfundoi hetimet për korrupsion në pikën kufitare të Morinës dhe dërgoi për gjykim 34 të akuzuar. 32 prej tyre ishin  punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme. Mbi ta rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabandë me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Në përfundim të hetimit, SPAK thotë se punonjësit detyronin shqiptarë e të huaj që të paguanin shuma parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, njoftoi se me datë 10.11.2020, ka regjistruar procedimi penal nr. 272, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal. Procedimi penal nr. 272/2020, ka filluar mbi bazën e materialit kallëzues të referuar nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, mbi dyshime për përfshirjen e disa prej punonjësve të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë në veprimtari të paligjshme për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Kontrabandës me mallra, për të cilat paguhet akcizë”, si dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, etj, parashikuar nga nenet 172 dhe 298 të Kodit Penal.

Nga hetimi i kryer me metoda speciale të hetimit është dokumentuar veprimtaria e kundërligjshme e punonjësve të policisë në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin, Kukës gjatë kohës së kryerjes së shërbimit në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë, Kukës.

Veprimet e kundërligjshme konsistonin në rastet të shumta koruptive të kryera në vijimësi gjatë ushtrimit të detyrës nga e këtyre punonjësve, duke detyruar shtetas shqiptar dhe të huaj që të paguanin shuma të ndryshme parash për kalimin nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas. Gjatë këtij hetimi janë dokumentuar 312 raste të veprimeve korruptive të punonjësve të policisë, të cilët favorizonin persona të ndryshëm për futjen e mallrave kontrabandë, persona që trafikonin automjete, sende të tjera të kundërligjshme, si dhe ndihmonin për të kaluar kufirin persona të ndryshëm me problematika ligjore për hyrjen dhe daljen e tyre ne vendet e BE-së, sa i përket regjistrimeve fiktive për hyrjen dhe daljen në territorin shqiptar, si dhe personave të tjerë që kishin probleme me ligjin, të cilët nuk regjistroheshin në sistemin TIMS, pasi nuk lejohej udhëtimi i tyre për në Kosovë dhe anasjelltas.

Pas një hetimi objektiv dhe të gjithanshëm janë caktuar masa sigurimi personal për 34 persona, nga të cilat 32 punonjës të Policisë Kufitare Kukës, me funksione të ndryshme brenda Drejtorisë të Kufirit dhe Migracionit Kukës, duke përfshirë edhe Drejtorin e kësaj Drejtorie, për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”,“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,në bashkëpunim, “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”,  parashikuar nga neni 248, 259, 25  dhe 245/1 të Kodit Penal.

Në përfundim të hetimeve janë marrë në cilësinë e të pandehurit dhe është paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesa për dërgimin në gjyq të procedimit penal nr.272 të vitit 2019, në ngarkim të të pandehurve:  Fran Kacorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, Atli Jashari, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal, Lahert Sulo, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Ani Hoxholli, i akuzuar kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Emilton Asllanaj,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Halim Shehu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal, Arben Kastrati, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Arjan Sokoli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Dashnor Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Elidjana Toçila, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Endrit Uka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal, Fatri Iseberi,i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e kryer në bashkëpunim dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” i kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 248 e 25 dhe 259/1 e 25 të Kodit Penal, Fatri Braha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Artan Redhaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Gëzim Duraku (Gjuta), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Haqif Halilaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Kapllan Dogjani, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Mimoza Shahinaj (Ismaili), e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Muhamet Cengu, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Rezarta Lako, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Urim Lami, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Vehbi Nerguti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Vojsava Selmani, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Xhuliana Maksutaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Ylber Hoxha (Istrefi), i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Bedri Duraku, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Avni Tërshalla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Arben Goçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Reni Dokolli, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Shpëtim Cenaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Sulë Onuzi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 259/1 dhe 25 i Kodit Penal.

Klevis Salkurti, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Xhafer Elezi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.

Sazan Ibra, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1/1 i Kodit Penal.