Rajoni

Kosova i shtohet Minishengenit Ballkanik

Prishtina zyrtare pranoi ftesën e Kryeministrit Rama për t’u bërë pjesë e takimit online, që nga sot shtyhet për nesër. Tashmë, Prishtina i bashkohet Tiranës, Beogradit e Shkupit, ndonëse deri tani refuzonte të bëhej pjesë, pikërisht për shkak të Serbisë.

Në kuadër të mini-Shengenit, Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut u angazhuan të bashkëpunojnë në luftën anti-COVID.  Kryeministrit Rama do të zhvillojë nesër një takim online me Presidentin Vuçiç, homologen Bërnabiç e Ministrin e Shëndetësisë, Loncar që përfaqësojnë palën serbe, si dhe kolegun maqedon, Zaev.

Theskohet se nënshkrimi  i Memorandumit të Mirëkuptimit e Bashkëpunimit do ti shërbejë betejës rajonale ndaj koronavirusit. Gjithashtu, në axhendë është firmosja e Marrëveshjes Shqipëri-Serbi mbi lëvizjen e lirë të qytetarvëe me letër-njoftime.