Aktualitet

Kosovë, shuhet këngëtari Ismet Peja

Ndërron jetë në moshën 83-vjeçare, këngëtari i njohur nga Kosova, Ismet Peja. Lajmin e vdekjes e bëri të ditur djali i tij, Visar Peja ku në një postim shkruan: “JARAN nuk dijta ndryshe as nuk mujta ndryshe me lajmru largimin tend nga kjo jete…pusho i qete se per ne ke ngel i perjetshem…”.Image

Ismet Peja lindi në Gjakovë më 27 prill 1937 në një familje ku pasionin për muzikën e trashëgoi nga babai, Musa Peja. Si këngëtar filloi të angazhohej rreth moshës 14-vjeçare ndërsa sukseset më të mëdha i arriti me Orkestrën “Hajdar Dushi”, me të cilën kishte performanca të shumta në “TVP” e Radio Prishtinë. Në vitin 1986, nxorri albumin e tij të parë dhe do të mbahet mend si këngëtari i këngëve të vjetra qytetare.