Botë e Çuditshme Lifestyle

Kosto e lartë jetese?! Britaniku gjen zgjidhjen më efikase dhe të thjeshtë!

Një ndërtues shtëpish që jeton në një shtëpi të vogël ekologjike që e ndërtoi në kopshtin e një mikut të tij, thotë se kjo gjë po arrin t’i kursej atij 900 paund në muaj. Chris Marsh, 40-vjeç, është mësuar të jetoj në shtëpi të  vogël për më shumë se pesë vite tashmë.

Marsh ka përdorur aftësitë e tij tregtare për ta ndihmuar atë të kapërcejë krizën e kostos së jetesës, duke krijuar një shtëpi prej 140 metra katrorë për t’u përshtatur në kopshtin e mikut të tij në Riding Mill, Northumberland. Mikro-shtëpia vjen me një kuzhinë të pajisur plotësisht me një sobë me pianurë, një hapësirë ndenjeje, një banjo, një dhomë gjumi në kat të ndërmjetëm me një krevat dopio dhe një dhomë gjumi më vete me hapësirë të mjaftueshme për një dyshek në dysheme.

Marsh merrte me qira një shtëpi me dy dhoma gjumi në Hexham, Northumberland, me një kosto prej 650 £ në muaj, me 100 £ të tjera në muaj për faturat e energjisë elektrike dhe 160 £ për taksat. Por që kur kaloi 11 javë duke ndërtuar vetë shtëpinë e re ekologjike, Marsh tani jeton në ndërtesë pothuajse falas pasi bleu tokën për 110,000 £ në janar 2019, me planin origjinal për të ndërtuar një shtëpi të plotë atje.

Që kur u transferua në shtëpinë e vogël, ai tani paguan vetëm rreth 15 paund në muaj për faturat e energjisë elektrike, pa shpenzime për gazin, taksat apo qiranë dhe gjithashtu nuk paguan për ujin pasi ai merret përmes një sistemi grumbullimi shiu. Marsh, i cili jeton vetëm, ka leje planifikimi në tokën ku ndodhet shtëpia e tij, që do të thotë se ai është ligjërisht në gjendje ta përdorë atë si një formë të përhershme banimi.

Në total, Marsh pretendon të kursejë mbi 900 £ çdo muaj, krahasuar me kohën kur ai jetonte në shtëpinë e tij të marrë me qira në Hexham. Ai tha:

Shtëpia ime e vjetër ishte e bukur, por nuk ishte shumë ekonomike; kishte dritare me një xham dhe ngrohje me vajgur, që rrallë e kisha vënë me koston e përdorimit të saj. Shtëpia ishte vazhdimisht e ftohtë dhe unë isha i lodhur duke paguar kaq shumë para çdo muaj – ishte e vështirë për ta mirëmbajtur dhe për ta mbajtur atë që në fillim. Më pas hasa në këto ‘shtëpi të vogla’ në një faqe interneti amerikane dhe mendova se do ta provoja ta bëja vetë. Tani kam jetuar në shtëpinë time të re me kohë të plotë që nga fundi i marsit dhe e dua plotësisht atë – nuk do të nxitoj të kthehem në një shtëpi të duhur së shpejti.

Marsh thotë se është mësuar të jetojë në shtëpi të vogla siç e ka bërë disa herë gjatë pesë viteve të fundit – me të parën e bërë nga druri natyral dhe më e madhe se ai ku jeton aktualisht, që kushton rreth 50,000 £. Biznesi i tij ndërton dhe shet mini-shtëpi të ngjashme të lëvizshme për njerëzit në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa ata që dëshirojnë ta provojnë jetesën si fillim mund ta bëjnë këtë me një kosto prej 150 £ në natë. Ndërtuesi thotë se planet e tij të së ardhmes përfshijnë blerjen e tokës së tij dhe ndërtimin e një toke me “një dizajn dhe plan urbanistik krejtësisht të ndryshëm”, duke shtuar se paratë që ai po kursen po i kushtohen për të pasur një mënyrë jetese më të lehtë dhe për planet e ardhshme të daljes në pension.