Celebrities Gossip Showbiz

Kot nuk ka dalë shprehja “vjehrra nuk të bëhet kurrë nënë”! Nisin problemet e para mes Victoria Beckham dhe Nicola Peltz!

Rrjeti po flet për një marrëdhënie të tensionuar mes Victoria Beckham dhe gruas së djalit të saj Brooklyn, Nicola Peltz, pasi fansat vunë re se ato e kishin “injoruar” njëra-tjetrën prej muajsh në mediat sociale. Përpara dasmës luksoze të Brooklyn dhe Nicola-s në prill, stilistja dhe aktorja vetëm e lavdëronin njëra-tjetrën online. Verën e kaluar dyshja reagonte në çdo postim të njëra-tjetrës në rrjetet sociale me shumë dashuri.

Por që nga dasma luksoze, të dyja kanë bërë shumë pak pëlqime e reagime online, një ndryshim i dukshëm me të kaluarën. Një person i brendshëm i familjes nuk i mohoi thashethemet për një përçarje për ‘Mail’, duke thënë:

Njerëzit vazhdimisht spekulojnë për marrëdhëniet dhe ne vërtet nuk na intereson pasi është thjesht marrëzi.

Një burim tjetër tha për ‘Mail’ se qëndrimi i familjes Peltz ndaj Beckham mund të jetë shkaku i prishjes së marrëdhënies. Muajin e kaluar Nicola u duk se vuri në shënjestër vjehrrin e saj të famshëm duke thënë se bashkëshorti i saj ndihej i “presionuar” në një karrierë që nuk i pëlqente.

Ajo shtoi se Brooklyn po i drejtohej babait të saj, biznesmenit miliarder Nelson Peltz, për këshilla. Rikujtojmë se çifti e kalon pjesën më të madhe të kohës në Los Angelos dhe Nicola ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në Mbretërinë e Bashkuar, sepse dëshiron të jetë pranë prindërve të saj.

Rikujtojmë se shefi i kuzhinës, Brooklyn, i kërkoi Nicola-s që të bëhej gruaja e tij vetëm disa muaj pasi ata filluan të takoheshin dhe u ul në gjunjë me një unazë që mendohet të ketë kushtuar rreth 200,000 dollarë. Një ekspert ka zbuluar se sa vlen tani secila prej unazave.