Botë e Çuditshme Lifestyle

Kotelja që peshon sa një fëmijë, të gjithë mendojnë se është qen!

Një mace në lindje të Rusisë, besohet të jetë macja më e madhe në botë. Pronarja e saj Yulia Minina e cila e bleu macen e quajtur Kefir u shpreh se:

Sa herë që dikush e viziton në shtëpi, habiten kur e shohin duke menduar se bëhet fjalë për një qen.

Kefir peshon më shumë sesa një fëmijë, është vetëm 2-vjeç dhe peshon 13 kilogramë. Por dashuria e madhe për macen, e ka bërë Mininan të flasë për Kefirin sikur të ishte djali i saj, duke iu referuar gjithmonë si qenie njerëzore.

 

Nuk mund ta mendoja as që një fëmijë i zakonshëm mund të bëhet kaq i madh. Ai jo vetëm që u rrit i madh në pamje, por ai është gjithashtu shumë i zgjuar dhe sillet gjithmonë me qetësi. Kefiri ka një pamje të frikshme, por është një fëmijë shumë i dashur dhe modest.

Ashtu si një i porsalindur që lutet ta përkëdhelin, Minina u shpreh se:

Kur miqtë dhe të njohurit vijnë në shtëpi, e gjithë vëmendja është tek ai dhe ai me dëshirë lejon që ta përkëdhelin. Natën i pëlqen të rrijë mbi mua dhe të flejë. Kur ishte kotele, nuk më shkaktoi ndonjë shqetësim por tani që është bërë i madh dhe i rëndë natyrisht, është e vështirë të flesh me të.

Raca Maine Coon, vjen nga shteti i Maine, i konsideruar si një nga racat më të vjetra në Amerikën e Veriut.