Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker më të dashuruar së kurrë, çifti mbërrin tek Festivali i Filmit në Venecia!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë një nga çiftet më të dashur dhe të preferuar. Ata e shfaqin emocionin e fortë që kanë për njëri-tjetrin herë pas here pa u ndalur në asnjë nga daljet e tyre publike.

Herë me dedikime dashurie, e herë me foto romantike çifti ka treguar se është në një nga fazat më të mira të marrëdhënies së tyre, teksa edhe këtë herë ata janë fotografuar së bashku. Kourtney u fotografua teksa puthte Travis, ndërkohë që, çifti mbërriti në Festivalin e Filmit në Venecia.

Ylli 42-vjeçar i “Keeping Up With the Kardashians” dukej shumë mirë me një veshje prej mëndafshi, ndërsa i dashuri i saj 45-vjeçar nuk ia lëshonte dorën asnjë moment. Travis, i veshur sportiv siç jemi mësuar shpeshherë ta shohim, dukej shumë bukur poashtu teksa mbante edhe një palë syze të errëta.

Kourtney dhe Travis nuk i ndaluan asnjë nga fotografët për të shprehur dashurinë që kanë për njëri-tjetrin. Ndërkohë, kujtojmë se veprimi i Kourtney pak kohë më parë, i ka lënë fansat pa fjalë. Ajo luftoi me një nga frikërat më të mëdha të Travis dhe e bindi atë të udhëtojë përsëri me aeroplan, në udhëtimin e tij të parë që prej vitit 2008, kur Travis u përfshi në një aksident të tmerrshëm në të cilin humbën jetën katër persona dhe u lënduan shumë të tjerë.

Duket se Kourtney dhe Travis do t’i shohim edhe për shumë gjatë bashkë, teksa herë me gjeste të guximshme dashurie, e herë me puthje e përqafime, ata nuk ngurojnë të shfaqin hapur atë që ndjejnë.