Celebrities Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker zyrtarizojnë lidhjen e tyre/ Ja propozimi romantik që muzikanti i bëri…

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney Kardashian sapo ka zyrtarizuar lidhjen e saj me muzikantin Travis Barker. Kourtney Kardashian do të ecë përgjatë altarit për herë të parë në jetën e saj dhe ajo do ta bëjë këtë me askënd tjetër përveç Travis Barker… i cili sapo i bëri asaj propozimin e madh për martesë. Bateristi i Blink-182 i propozoi Kourtney-t ditën e kaluar në një hotel pranë plazhit në Montecito, Kaliforni, ku ai i kërkoi të ishte gruaja e tij. Sigurisht, ajo tha po.

Kardashian konfirmoi lajmin emocionues në llogarinë e saj në Instagram duke ndarë fotografi nga propozimi romantik. Në mbishkrimin e fotografive, ajo shkruan:

Përgjithmonë Travis Barker!

Muzikanti planifikoi një ambient të zbukuruar me lule në rërë që krijoi një atmosferë shumë unike dhe romantike.  Kjo shënon fejesën e parë të Kardashian, por ajo ka tre fëmijë, Mason 11 vjeç, Penelope 9 vjeçe dhe Reign 6 vjeç, me ish-partnerin, Scott Disick. Ndërsa, Barker ishte martuar më parë me Melissa Kennedy nga viti 2001 në 2002 dhe Shanna Moakler nga viti 2004 në 2008. Kim Kardashian gjithashtu ndau një video të çiftit në llogarinë e saj në Twitter, duke shkruar:

Kravis përgjithmonë.

Ishte vajza 15-vjeçare e Travis, Alabama Barker, ajo që zbuloi unazën mahnitëse të fejesës që Travis i dha bashkëshortes së tij të ardhshme. Alabama postoi në Instastory darkën festive të familjes pas propozimit dhe ndau detajet e prapaskenës me ndjekësit e saj, duke përfshirë një fotografi të unazës gjigante të Kourtney-t, me një diamant të madh në formë ovale. Ajo shkroi:

Shumë e lumtur për ju. Ju dua të dyve!