Celebrities Showbiz

Kourtney Kardashian i përgjigjet komentit negativ të fansit!

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, Kourtney Kardashian e cila është e fejuar me bateristin Travis Barker, i është përgjigjur një komentuesi në rrjete sociale që dukej se e akuzonte atë se nuk kujdesej mjaftueshëm për fëmijët e saj. Kjo erdhi pasi Kourtney postoi disa foto në llogarinë e saj në Instagram këtë javë nga një udhëtim i fundit në Meksikë me familjen e saj.

42-vjeçarja ndau disa foto të saj dhe dy fëmijëve më të vegjël, Penelope dhe Reign, në një plazh në Cabo San Lucas. Fotot nuk përfshinin djalin e saj të madh, 11-vjeçarin Mason. Ndër komentet e postimit, një fans i saj shkroi:

Oh wow je më në fund me fëmijët e tu?

Dhe kjo shkaktoi një përgjigje nga vetë Kourtney. Ajo vendosi që të përgjigjej me fjalët:

Unë jam me fëmijët e mi çdo ditë falë Zotit, rrjetet sociale nuk janë gjithmonë jeta reale.

Kourtney ka tre fëmijë me ish-partnerin Scott Disick. Ajo tani është në një lidhje me bateristin e Blink-182, Travis Barker, ku dyshja u fejuan muajin që shkoi. Sipas “Us Weekly”, pushimet në Meksikë ishin për të festuar ditëlindjen e të fejuarit të saj.

Në një postim në rrjetet sociale për të shënuar ditëlindjen e Travis, Kourtney shkroi:

Të dua më shumë se çdo gjë. Gjithçka ime e preferuar. Gëzuar ditëlindjen për ty, zemra ime!

Rikujtojmë se, më 1 nëntor, ylli i “Keeping Up With the Kardashians” postoi një fotografi nga fundjava e saj epike e Halloween-it, e veshur e gjitha si personazhi i Patricia Arquette, Alabama Whitman, nga “True Romance”. Fansat komentuan look-un në tërësi dhe veçanërisht veshjen e Kourtney, por ishte i fejuari i saj ai që me të vërtetë tërhoqi vëmendjen në seksionin e komenteve.

Emri i djemve tanë do të ishte Elvis.

Ndërsa komenti i Travis ka nxitur fansat, në fakt është një referencë për një moment në film kur fantazma e Elvis viziton personazhin e Christian Slater, Clarence Worley. Megjithatë, fansat nuk janë shumë larg mendimit të tyre kur bëhet fjalë për hapat e ardhshëm të çiftit. Një burim për mediat e huaja ka thënë se dyshja duan të kenë një fëmijë së bashku dhe shpresojnë ta kenë vitin e ardhshëm.