Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian po jeton një përrallë dashurie, fotoja ‘topless’ na zbulon gjithçka!

Një javë pasi Kourtney Kardashian u fejua me të dashurin Travis Barker, 42-vjeçarja shprehu emocionet e saj edhe një herë, duke treguar se ajo që i ndodhi ishte një mrekulli që ajo vetë nuk mund ta besojë. Në një postim në Instagram ajo shkruan si më poshtë.

Nuk mund ta besoj se kjo ishte një javë më parë!

Në një ngjarje të koordinuar me kujdes, bateristi 45-vjeçar u ul në gjunj në Montecito të Kalifornisë për të kërkuar dorën e nënës së tre fëmijëve. Në fotot e shpërndara së fundmi nga nata e fejesës, Kourtney Kardashian shtrihet në një shtrat me petale trëndafili, duke pozuar me dorën e majtë që mbulon gojën.

Më e madhja nga vëllezërit dhe motrat Kardashian mban unazën mahnitëse të fejesës prej 1 milion dollarësh me të cilën i fejuari i saj propozoi. Kourtney është ‘topless’ në atë imazh dhe duket vërtet e humbur në lumturi lidhur me ngjarjen e veçantë që i ka ndodhur. Një ditë pasi Barker bëri pyetjen emocionuese, ajo ndau një sërë imazhesh të marra nga propozimi, i cili u bë në plazh në Montecito dhe shkroi “përgjithmonë”.

Më pas, disa ditë pas kësaj ajo postoi edhe më shumë foto dhe shkruajti ‘U zgjova gjithë natën duke menduar se ishte një ëndërr’. Travis gjithashtu ndau ndjenjën emocionuese, duke shkruar ‘përgjithmonë’ dhe ‘e fejuara ime’ në dy postime të veçanta.

Travis dhe Kourtney janë një nga çiftet më të dashur dhe të preferuar që na kanë shfaqur shpeshherë se sa shumë të dashuruar janë me njëri-tjetrin. Të pushtuar nga kjo ndjenjë e fortë, ata duket se nuk i ndal asgjë ta përjetojnë atë në maksimum.