Back to the Beginning Showbiz

Kozeta Kurti nis sonte rrugëtimin e “Back To The Beginning”

Sonte Kozeta Kurti do të qëndrojë përballë mikrofonit të Top Albania Radio ku nis rrugëtimi i emisionit të saj më të ri “Back To The Beginning”.

Megjithëse përgjatë viteve të fundit ajo nuk është shkëputur nga kontakti me dëgjuesit, në radion më të dashur të të gjithë shqiptarëve rikthehet pas 13 vitesh. Kozeta do të hapë kutinë e kujtimeve të TAR, do të na kthejë pas në vitet e hershme e nostalgjike për të dhe publikun në formatin më të ri radiofonik.

E ftuar sot Live From Triana, ajo zbuloi disa detarje të tjera rreth emisionit dhe çfarë presim të ndodhë sonte në episodin e parë të saj. “Unë kam një marrëdhënie të veçantë me këtë institucion mediatik dhe do të sjell të ftuar që po ashtu kanë një marrëdhënie të veçantë me këtë institucion mediatik. Njerëz që e duan radion, ata që kanë punuar më parë këtu, çdo njeri që ka dhënë e ka marrë me këtë institucion mediatik. Do të ndajmë histori të thjeshta por kaq të bukura” -u shpreh Kozeta gjatë intervistës.

I ftuari i parë për sonte do të jetë këngëtari shumë i dashur i publikut, Mentor Haziri i cili megjithëse në ditën e 14-të të eksperiencës me COVID-19, nuk i tha jo pjesëmarrjes në “Back To The Beginning”. Për të tjera surpriza dhe momente të paharrueshme radiofonike, Kozeta na fton ta ndjekim në orën 20:00.