Aktualitet

KPA-ja shkarkon kreun e Prokurorisë së Apelit të Tiranës, Dritan Peka

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkoi kreun e prokurorisë së Apelit Tiranë, Dritan Peka. Ai i’u nënshtrua rivlerësimit nga KPA-ja pas ankimimit të Komisionerit Publik për të treja kriteret, për mosjustifikim të burimeve të pasurisë, për lidhje me persona të inkriminuar dhe për tërheqje nga një vendim ankimimi.

Kryeprokurori i Apelit të Kryeqytetit Peka i shtohet listës së dhjetëra prokurorëve dhe gjyqtarëve që janë rrëzuar në procesin e Vettingut. Peka e nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000. Deri në vitin 2008 ka punuar në Prokurorinë e Tiranës e më ka qenë prokuror i Apelit në Prokurorinë e Tiranës.