Aktualitet

KPA rrëzon Komisionin e Kualifikimit, shkarkon gjyqtaren Alkelina Gazidede!

Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga detyra gjyqtaren Alkelina Gazidedja, nga Gjykata Administrative e Apelit Tiranë. Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi përgjithësisht shkaqeve të ankimit, si përsa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë, ashtu edhe për kriterin e aftësive profesionale, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Trupa gjykues e përbërë nga Kryesuese: Ina Rama, Relator: Ardian Hajdari, Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, pasi analizoi provat dhe fakte dhe konstatoi paligjshmëri në pasuri vendosi, të rrëzojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke shkarkuar nga detyra subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi, më datë 09.11.2021, seancën gjyqësore publike të çështjes që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.

Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi përgjithësisht shkaqeve të ankimit, si përsa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë, ashtu edhe për kriterin e aftësive profesionale, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësueses ligjore, parashtroi në mënyrë të detajuar prapësimet mbi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020.

KPK më 10.7.2020, vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, Alkelina Gazidedja, gjyqtare në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë, vendim i cili u rrëzuar sot nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit duke shkarkuar nga detyra gjyqtaren Alkelina Gazidedja.