Aktualitet

KPK për prokurorin e arrestuar Sali Hasa: “Ka fshehur pasurinë!”

I arrestuar për korrupsion, prokurori i Sarandës, Sali Hasa do të ishte i pari mes përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë që duhej të dilte me pranga para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Por, duket se Hasa ndryshoi mendje dhe ndonëse dje kërkoi leje për të qenë i pranishëm në seancë e Drejtoria e Burgjeve dha dakordësi, prokurori vendosi të mos marrë pjesë vetë e as dërgoi avokat që ta përfaqësojë.

Sipas KPK-së, Hasa nuk disponon deklarim të saktë, nuk ka burime e ka fshehur pasurinë. Ai deklaroi se shiti karabinanë, por nuk tregoi dokumente që e vërtetojnë dhe rezulton se ka mungesë burimesh financiare për ndërtimin.

Sali Hasa është vetuar për pasurine. Sipas ILDKPI s’ka deklarim të saktë s’ka burime për të justifikuar pasurinë dhe ka fshehur pasuri. Apartamentin në Kavajë ku sipas ILDKP e ka shitur. Ne vitin 1992 Sali Hasa ka privatizuar apartament 1+1. Mungesë për ndërtimin e nje karabinaje. Truall 500 m2 dhe banese 130 m2. Por sipas hipotekës Kavajë ka qenë 500 m2 arë dhe jo ndërtesa karabina.

Ndertimi mbi këtë truall ka qenë pa leje. Sali Hasa pretendon se ka shitur karabinan tek nje noter, por s’ka asnje kontrate dhe ska asnje pagese tatimi mbi te ardhurat. 500 m truall e ndeted 130 m2 ndodhur ne Kavaje nuk justifikohen. Apartamenti 163 m2 në Durrës. Ildkpi thote se nuk justifikohet. 43 mije $ blere ne 200. Në 2004 ka thene se e ka blere 50 mije $.

Nga hetimi ynë rezulton se e ka blere ne 2005 ne vleren e 1.7 milion lekeve. Eshtë bere i banueshem ne 2012. Fillimisht kontrate sipermarje 2001 me 50 mije $. Në 2005, deklaron apartament 150 m2 ne Durres. Ne 2006, thote shtepia e banueshme e shlyer e gjitha 50 mije $. Në kontrate e ka shkruar blere 1.7 mil leke ne 2005, kur fillimisbt ka pranuar se e ka blere 50 mije $. Kpk: Sipas vlerës se tregut ky apartament ne 2005, kushton 8.1 mil leke te reja.

Ish-prokurori i Sarandës u arrestua për korrupsion pasi nga hetimet e SPAK-ut rezulton se ka pushuar një procedim penal kundrejt marrjes së parave. Bashkë me të u vunë në pranga edhe pesë persona po për korrupsion e për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.