Aktualitet

KQZ-ja pritet t’i japë mandatin e kryebashkiakut të Himarës, Fredi Belerit!

Përmes një projektvendimi, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet t’i japë Fredi Belerit, mandatin e kryetarit të Bashkisë Himarë, Qarku Vlorë. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, fitoi në zgjedhjet e 14 Majit.  Beleri është në masën “Arrest me burg”, pasi akuzohet për cënim të procesit zgjedhor nëpërmjet blerjes së votave në Himarë.

Rasti i tij u bë çështje e debatueshme edhe mes Shqipërisë e Greqisë, me palën greke që ka ngritur pretendime se arrestimi i Belerit ka të bëjë me dhunimin e minoritetit grek në Shqipëri. Por, për Tiranën zyrtare, rasti i tij është vetëm çështje e drejtësisë.

Pavarësisht faktit se Beleri ndodhet në burg, KQZ-ja pritet t’i japë mandatin e kryebashkiakut të Himarës. Rezultati nuk është kundërshtuar nga PS.

Po ashtu, nga KQZ-ja pritet:

Dhënia e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Finiq, Qarku Vlorë, z. Romeo Kosta Çakuli, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Selenicë, Qarku Vlorë, z. Nertil Engjëll Bellaj, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Dropull, Qarku Gjirokastër, z. Dhimitraq Pandeli Toli, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kolonjë, Qarku Korçë, z. Erion Adriatik Isai, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Devoll, Qarku Korçë, z. Eduard Gazi Duro, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Maliq, Qarku Korçë, z. Gëzim Ali Topçiu, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Dimal, Qarku Berat, zj. Juliana Flamur Memaj, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe, Qarku Shkodër, z. Tonin Zef Marinaj, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kavajë, Qarku Tiranë, z. Fisnik Ymer Qosja, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Librazhd, Qarku Elbasan, z. Mariglen Hasan Disha, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Projektvendim “Për dhënien e mandatit të Kryetarit të Bashkisë Pogradec, Qarku Korçë, z. Ilir Telha Xhakolli, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.