Sport

Krasniqi e siguroi një të tillë, por sa është vlera e një medaljeje ari në “Tokio 2020”?!

Distria Krasniqi siguroi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Tokios pasi triumfoi ndaj të gjithë kundërshtarëve. Ajo fitoi ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kg. Por sa është vlera e një medaljeje të artë në “Tokio 2020”?!

Para disa kohësh, presidenti i komitetit olimpik italian bëri një deklaratë interesante duke thënë:

‘’Medaljet do të jenë një lloj kredie për sportistët, që në pamundësi të garimit u gjendën pa të ardhura’’, dhe vërtetë ashtu është.

Një medalje e artë ka vlerën e 180 mijë eurove, 20% më shumë se një medalje e artë në Lojërat Olimpike të Rio 2016. Një medalje e argjendtë vlen sa gjysma e një medalje ari, pra 90 mijë euro, ndërsa një medalje bronzi kushton 60 mijë euro. Shifër e madhe kjo, por që në fund mbetet si prestigj pasi sportistët marrin dhe shpërblime të tjera nga federatat.