Aktualitet

Kreditimi i ekonomisë, rritje në maj!

Në vendin tonë, kreditimi i ekonomisë shënoi rritje edhe në muajin maj të këtij viti. Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, vlera e kredive të reja të disbursuara gjatë majit 2022 arriti në shumën e 21.6 miliardë lekëve, në rritje me 10.8% krahasuar me majin e vitit të kaluar. Për pesë muajt e parë të vitit, vlera e kredisë së re u rrit në 110.8 miliardë lekë, në rritje vjetore me 31%.

Kredia e re po shënon gjithashtu vlerat më të larta në të paktën shtatë vitet e fundit, duke konfirmuar një ecuri pozitive, pavarësisht rreziqeve të shtuara për ekonominë të lidhura me inflacionin e lartë.

Ecuria e kreditimit paraqitet pozitive në të gjitha segmentet kryesore të tregut dhe po dëshmon një bazë të qëndrueshme rritjeje. Kontributin kryesor në rritjen e kredisë së re këtë vit po e japin ndërmarrjet private.