Bota

Kremlini mbron aleancën e sigurisë të udhëhequr nga Rusia

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha sot se përpjekjet për të shkatërruar një aleancë sigurie të udhëhequr nga Rusia kanë ekzistuar gjithmonë dhe do të vazhdojnë. Ai i bëri këto komente pas kritikave që i bëri Armenia këtë javë.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan vuri në pikëpyetje efektivitetin e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) në një samit që u zhvillua ditë më parë.

Armenia kërkoi ndihmë nga organizata në shtator, por mori vetëm një premtim për të dërguar vëzhgues.

Pashinyan e krahasoi këtë vendim me reagimin e shpejt të kësaj aleance për të dërguar në janar trupa ushtarake në Kazakistan që po ashtu është anëtar i CSTO-së. Trupat e kësaj aleance u dërguan me shpejtësi në Kazakistan për të ndihmuar presidentin Kassym-Jomart Tokayev t’i mbijetojë një vale trazirash.

“Ka pasur gjithmonë përpjekje për shpërbërjen e CSTO-së”, cituan agjencitë e lajmeve të kishte thënë Peskov në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror.

“Por të paktën tani shohim se, pavarësisht nga të gjitha vështirësitë, pavarësisht kontradiktave të mundshme edhe mes vendeve anëtare, kjo strukturë mbetet e kërkuar”, tha ai.

“Dhe ajo demonstroi plotësisht rëndësinë dhe efektivitetin e saj, domethënë zgjidhjen e situatës në Kazakistan”, theksoi Peskov.

Tokayev i Kazakistanit, i cili ka sfiduar hapur aleatin e madh Rusinë për veprimet e saj në Ukrainë, fitoi zgjedhjet këtë muaj dhe do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në qytetin rus të Orenburg më 27 nëntor.

Rusia, lojtari dominues në CSTO, rrezikon të humbasë ndikimin në pjesë të ish-Bashkimit.