Sport

Krenar për garimin në Olimpiadën e Tokios, Briken Calja ka një mesazh!

Një ditë pasi në Tokio humbi Medaljen e Bronzit, Briken Calja reagoi lidhur me rezultatin historik për peshëngritjen shqiptare pasi e mbylli dygarëshin me 341 kg të ngritura, duke u renditur i katërti. Sportisti kuqezi që garoi deri në kategorinë 73 kg falenderon të gjithë ata që e mbështetën. E ndërsa pret renditjen finale pas analizave anti-doping, në një postim në rrjetet sociale shkruan:

1 KG LARG NGA MEDALJA OLIMPIKE, VENDI I 4-t DHE NJË REZULTAT HISTORIK NË OLIMPIADËN E TOKIOS.

Dolëm kokëlartë dhe krenarë nga Olimpiada Tokio 2020 duke arritur një rezultat historik me 341 kg në dygarësh për peshëngritjen shqiptare.
Forca e shqiptarit nuk vdes kurrë është e rrënjosur thellë në vena dhe shpërthen në momentet më vendimtare në jetë.

Sporti ky është, ndonjëherë të duhet një milimetër për të arritur objektivin e medaljes po jam jashtëzakonisht krenar që gjatë karrierës sime mbaj tri rezultatet më të mira në historinë e peshëngritjes shqiptare, i 6-i në Londër 2012, i 5-ti në Rio 2016 dhe i 4-ti në Tokio 2020.

Tani është koha që me qetësi të presim rezultatin me renditjen përfundimtare pas analizave anti-doping.

Doja t’ju falenderoj të gjithëve për çdo mesazh tuajin. Jam shumë krenar që arrij t’ju përfaqësoj denjësisht.

Faleminderit familjes sime për mbështetjen, jeni burimi im i forcës!

Të gjithë atyre që kanë kontribuar e mbështetur karrierën time, ju dërgoj një përqafim të ngrohtë mirënjohjeje.

Të gjithë shqiptarëve që më kanë mbështetur, ju them që suksesi më i madh është ai i radhës.

Faleminderit,

Brikeni