Aktualitet Bota

Kreu i Pfizer: Formula e vaksinës do të ndryshojë!

Shefi ekzekutiv i firmës bioteknologjike gjermane BioNTech, i cili  krijoi vaksinën e parë kundër koronavirusit së bashku me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, befasoi me pohimin se deri nga mesi i vitit 2022 mund të nevojitet një formulë e re për mbrojtjen kundër mutacioneve të ardhshme të virusit.

Ugur Sahin i tha Financial Times se me kalimin e kohës, mutacionet e zvogëlojnë përgjigjen imune të trupit. Këtë vit, nuk është e nevojshme vaksina e re, por “nga mesi i vitit të ardhshëm, mund të jetë një situatë tjetër”, u shpreh ai.

Sipas Shashin, varianti Delta, që sot është dominues në pjesën më të madhe të botës – është më ngjitës, por jo thelbësisht i ndryshëm për t’i bërë vaksinat aktuale joefektive.

Megjithatë, përsa kohë koronavirusi vazhdon të pësojë mutacione aim und ta dobësojë veprimin e vaksinave, nenvizoi kreu i BionTech. “Ky virus do të qëndrojë dhe do të vazhdojë të përshtatet”, ishte komenti i tij.

Sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins në SHBA, koronavirusi ka prekur mbi 234 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi 4.8 milionë kanë ndërruar jetë. Deri tani, në mbarë globin janë administruar mbi 6.3 miliardë doza vaksinash.