Aktualitet

Krifca refuzoi të ndihmonte fermerët/ Nuk pranoi që Bujqësia të merrte 10 mln euro për naftën e fermerëve!

Rritja e çmimeve i solli buxhetit të shtetit një rritje te ardhurash te konsiderueshme.

Top Channel mëson se financat kanë ende 97 miliardë lekë ose 950 milionë euro pa shpenzuar.

11 miliardë do shkojnë për fondin e shpronësimeve, dje qeveria vendosi qe 8 miliardë ose 80 mln euro të shkojnë për pensionistet, administratën si shpërblim.

Rindërtimi mori 120 milionë euro, e vetmja ministre që nuk pranoi të shtonte paratë për të ndihmuar fermerët është Frida Krifca.

Ministrja e Bujqësisë refuzoi të merrte 1 milirdë lekë pse 10 mln euro për të paguar fermerët për naftën e përdorur në bujqësi me argumentin se nuk ka kohe për tender.

Por ndërkohë që si zgjidhje i është dhënë që fermerët të paguhen me para në dorë. Por as këtë nuk e pranoi.

Por ky vendim i gabuar i ministres së Bujqësisë, mund të sjellë pasoja negative në bujqësinë shqiptare.

“Përsa i përket mospërputhjes së dy ministrive për lëshimin e fondeve, unë mendoj që Ministria ka dhënë një zgjidhje që është më e mira e mundshme kur fermerët sot janë në vështirësi dhe kriza si dhe rritja e çmimeve shtuar këtu dhe mossubvencionimin e skemës së naftës do të sjellë më tepër vështirësi fermerit shqiptar, dakordësohet ku do të sjellë rritje të çmimeve dhe mungesë të tregut. Ndaj Ministria e Bujqësisë duhet të për politikat e subvencionimit edhe në këtë formë. Pasoja më negative është se fermeri do të ketë dëshirë dhe mundësi të vazhdojë aktivitetin nëse ne ndjekim politikat që nuk nxisin zhvillimin e bujqësisë por reduktojnë bujqësinë, atëherë ne do të jemi totalisht të varur nga importi”, tha Romina Radonshqi.

Ekspertët e bujqësisë mendojnë që këto para mund tju kthehen fermerëve në një tjetër formë, 10 milion eurot të bëhen pjesë e buxhetit të bujqësisë në vitin 2023.

“E vetmja zgjidhje që duhet të propozohet për të arritur paratë tek fermerët është: Duke qenë se VKM e skemave 2023 akoma nuk është firmosur nga kryeministri mund të shtohet në VKM e këtij viti edhe pjesa e rimbursimit të pagesave të prapambetura të fermerëve që i përkasin skemës se naftës”, tha Ilir Pliku.

Ministrja e Bujqësisë që duhet të punonte për fermerët shqiptarë këtë vit të ri do blejë domate greke dhe turke në treg sepse prodhimet shqiptare janë dëmtuar nga një seri pengesash, diskriminimi dhe më së shumti nga paaftësia e zyrtarëve të bujqësisë për të bërë detyrën që kërkohet prej tyre.