Art & Kulturë Sot Nuk Është e Hënë

“Krijesat e një dite dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë”, një libër bazuar në rrëfimet e pacientëve në psikoterapi…

Koloreto vjen me një tjetër libër ditën e sotme në “Sot Nuk Është e Hënë”. Ai trajton “Krijesat e një dite dhe rrëfenja të tjera të psikoterapisë” nga autori Irvin D. Yalom. Irvin është një shkrimtar i mrekullueshëm, si edhe një profesor psikologjie ekzistencial.

Ky libër është i veçantë, pasi Irvin ka mbledhur historitë dhe rrëfimet e pacientëve të tij në psikoterapi. Qëllimi kryesor është që, përmes këtyre rrëfimeve të sinqerta e pa filtra, lexuesi ta vendosë veten para sfidave ekzistenciale.

Ky është një libër që bën mirë edhe për të tjerët edhe për veten, e sidomos në këtë periudhë me mjaft ngarkesë emocionale. Në një kohë, ku efektet e kufizimeve të pandemisë janë të dukshme, ky libër psikosocial është ai që pa diskutim ju nevojitet. Në këtë episod, Koloreto trajton një nga fragmentet më të ndërlikuara të librit…

Isha i hutuar. Pas pesëdhjetë vitesh praktikë mendoja se kisha parë çdo gjë, por asnjëherë më parë nuk më kishte ndodhur që një paciente e re të hynte në zyrë duke më ofruar një foto të sajën në kulmin e rinisë…